Projekti "Qyteti Im"


 Aktualisht Fotopasion.net është duke bashkëpunuar me Z. Petrit Metohu, Ark.Lida Miraj dhe me fotografin Z.Elvis Ikonomi, për të aplikuar me një projekt pranë ambasadës Gjermane. Projekti konsiston në krijimin e një guide turistike me format dhe standarte europian për qytetet e Shiperisë, e parë në aspektin arkitekturor, historik dhe artizanal. Guida do të përmbajë fotografi dhe specifikimet të tre fushave të përmendura, në 3 gjuhë.

  • Z. Petrit Metohu do të jetë udheheqës për të orirntuar fotografët për artizanatin në qytetet shqiptare.
  • Ark. Znj.Lida Miraj do te jetë udhëheqëse për aspektin vlerave dhe trashëgimisë akitekturore.
  • Z.Elvis Ikonomi do të monitoroj dhe do kujdeset për fotografimin e aspekteve që kërkohen për guidën.

Deri në ketë fazë jemi për aplikim për projekt dhe në fund të muajit Qershor do të shpallen dhe fituesit.

Të gjithë fotografët e interesuar mund të kontaktojnë me anë të emailit: admin@fotopasion.net për të kërkuar formularin e pjesëmarrjes.