NJOFTIM


Date: 14.11.2009
Our Ref.: FOTOGRAFIM

KONTAKT është e interesuar në dokumentimin fotografik të objekteve dhe punës së realizuar prej saj gjate ushtrimit te aktivitetit. Fotografimi do të zhvillohet në mënyrë të lirë ku secili fotograf të ketë mundësi të shpreh këndvështrimin e tij per objektin qe fotografon. Fotografitë do të paraqesin esencën e objektit me karakter artistik.

Përvec objekteve te shoqërisë pranohen (kërkohen) edhe fotografi stok (stock photos) me temë:

  1. Ndertimi,
  2. Arkitektura
  3. Sinjalistika dhe siguria ne rruge.

KONTAKT ka publikuar listen e plotë te objekteve dhe vendndodhjen e tyre. Listen mund ta gjeni duke vizituar adresen e meposhte:

http://www.kontakt.al/magazine.php

KONTAKT mbeshtet fotografet per transportin e tyre ne objekte.
Cdo fotografi do të ketë të shënuar me dixhitur emrin e fotografit.
Afati për dorëzimin e fotografike është brënda datës 10 Dhjetor 2009.

Dorëzimi i fotografive kryhet:
Email: shila.bandilli@kontakt.al, ose
USB ne adresen : KONTAKT, Rr.Budi Nr. 1.1.6, AL – 1010, Tiranë

Per cdo pyetje ose koment, mos hezitoni te na kontaktoni.

Fatmir Bektashi
Administrator I Pergjithshem