Konkursi i Fotografisë i Promovuar nga ENEL
Të fiksosh në një foto perspektiva të ndryshme që bashkëjetojnë së bashku. Fotoja fituese e merr energjinë nga lëvizja e natyrës, na tregon në simfoni me mjedisin, përdor fuqinë pamore për t’i dhënë jetë një angazhimi pozitiv. Një histori dritash dhe kontrasti që prodhon ide. Një histori që transmeton energji. Merr pjesë në konkurs deri në 12 prill dhe do të mund të fitosh një nga çmimet që do të ofrohen! Fotografitë do të vlerësohen nga një juri ekspertësh dhe do të shfaqen në një ekspozitë.
Si të merrni pjesë në konkurs
Është e thjeshtë, mjaft që të dërgoni deri në12 prill 2010 fotografinë tuaj dixhitale,me e-mail në adresën e postës elektronike: infoalbania@enel.com në modalitetet e treguara në këtë fletëpalosje.
Për informacione mund të dërgoni një e-mail në të njëjtën adresë të postës elektronike: infoalbania@enel.com
Rregullorja e konkursit është e disponueshmenë sitet web të mëposhtme:
www.enel.com
www.artacademy.al
Konkursi është i hapur për të gjithë ata që banojnë në Shqipëri dhe është tërësisht falas.
Fotografitë pjesëmarrëse duhet të vijnë ekskluzivisht në formë dixhitale, ose fotografi analoge të dixhitalizuara, me anën më të gjatë jo më të ulët se 1600 pixel. Cilësia e imazhit duhet të jetë e lartë dhe rezolucioni i imazhit duhet të jetë të paktën 72 dpi.
Fotografitë mund të dërgohen me e-mail ose me suport dixhital (CD ose DVD) në formatet që vijojnë: GIF, JPG ose TIFF.
Emri i skedarit dixhital duhet të jetë: emri_mbiemri_data e fotos_vendi.jpg ose GIF, TIFF
Pjesëmarrësit duhet të sjellin fotografinë, plotësimin edokumentave të kërkuar me e-mail, ose me suport dixhital me postë ose dorazi, deri në 12 prill 2010 (sipas vulës postare, gjë e cila do të sigurojë 3 javë punë kohë për të seleksionuar dhe printuar 25 fotot më të mira) në adresën e mëposhtme:
ENEL ALBANIA
Torre Drin, Nr. 64
Rr. Abdi Totani
Tirana, Albania
Bashkë me fotografitë duhet gjithashtu të dërgoni:
- modulin e pjesëmarrjes, shkarkuar nga siti, që kërkon midis të tjerave emër,mbiemër, adresë e-maili dhe telefonin e autorit
- një kopje e firmosur e modulit është paraqitur në faqen e fundit të kësaj fletëpalosjeje, me tëcilin i lëshohet Enelit deklarata për përdorimin e imazheve. Për dërgimin e modulit të pjesëmarrjes dhe të deklaratës do të përdoret dërgimi dixhital ose dërgimi me postë në adresën e sipërpërmendur. Çdo autor është përgjegjës për përmbajtjen e veprës së vet dhe duke marrë pjesë në konkurs deklaron që i posedon të drejtat ligjore të imazhit për sa është portretizuar. Fotografitë që janë publikuar tashmë ose që janë në pronësi të një arkivi fotografik nuk janë të ligjshme.
Fotografitë e mbërritura do të gjykohen, në fazë të parë, në bazë të kritereve komunikative, shprehëse, origjinalitetit dhe për përshtatshmërine për t’iu paraqitur një publiku të variueshëm. Fotografitë e paraseleksionuara do t’i nënshtrohen më pas një vlerësimi nga një juri ekspertësh dhe do të ekspozohen në një galeri. Vendimet e gjyqtarëve janë përfundimtare.
Fotografitë do të vlerësohen nga juria e ekspertëve, që do të shpallëfituesit e çmimeve të mëposhtme:
- Çmimi i parë : Fotocamera Reflex Canon Eos 500d Kit 18-55mm IS ose ekuivalent në Euro rreth 800
- Çmimi i dytë: Player MP3 Apple - iPod Nano 8GB ose ekuivalent në Euro rreth 140
- Çmimi i tretë: Player MP3 Apple - iPod Nano 4GB ose ekuivalent në Euro rreth 100
- Një çmim special është parashikuar për kategorinë e të rinjve nga 18-35 vjeç, Çmim special për të rinjtë: Fotocamera Reflex Canon Eos 500d Kit 18-55mm IS ose ekuivalent në Euro rreth 800
Pjesëmarrja në çmim përfshin, nga ana e pjesëmarrësit, pranimin e pakushtëzuar dhe njohjen e plotë të rregullores.
Çmimet do të tërhiqen ditën e shpërndarjes së çmimeve, në 3 maj 2010 në orën 18:30 pranë Akademisë së Arteve në Tiranë ose pranë zyrave të ENEL në Torre Drin, ap 64, Tiranë deri më 30 Maj 2010. Në rast mosparaqitjeje për marrjen e çmimit, çmimet do t’i dhurohen për bamirësi shoqatës CRCA.
Fotografitë e paraseleksionuara do të ekspozohen në galerinë pranë Akademise së Arteve në datën 3 maj 2010, ora 18:30 në Tiranë ku do të organizohet gjithashtu një coktail për rastin (pjesëmarrja e limituar sipas ftesave). Deri më 15 Maj 2010 fotografitë më të mira do të jenë të ekspozuara për publikun pranë Akademisë së Arteve në Tiranë.
Komunikimi për fituesin së bashku me ftesën për të marrë pjesë në eventin e shpërndarjes së çmimeve do të bëhet duke përdorur të njëjtin e-mail nga i cili janë nisur fotot ose në alternativë në një referencë tjetër siç mund të jetë paraqitur në modulin e pjesëmarrjes.
Enel rezervon të drejtën për të përdorur, emëruar dhe publikuar fotografitë pjesëmarrëse në liri të plotë, pa shpërblime të mëtejshme për fotografin. Kjo e drejtë do të ekzekutohet duke cituar autorin e veprës. Për çdo rast, e drejta e autorit do t’i mbetet fotografit.
Për të shkarkuar formularin e regjistrimit në këtë konkurs, klikoni këtu.
