Revista Fotopasion.net Nr. 4
Fotopasion.net do t`i vij akoma dhe me afër anetarëve të këtij komuniteti dhe jo vetëm kaq. Pas shumë sygjerimesh, kritikash dhe debatesh kemi vendosur që revista Fotopasion.net Magazine të publikohet online cdo 3 (tre) muaj. Numri i ardhshëm do të publikohet online në Prill 2011. Me këtë mënyrë synojmë të shtyjmë edhe më tej kreativitetin e fotografëve të të gjitha zhanereve. Për këtë numër:
1. Shpallet konkursi për fotografinë që do të jetë në kopertinë. Fotografit të përzgjedhur për kopertinën e rradhës do ti dhurohen nga Fotopasion.net 10.000 ALL. Janë të mirëpritur të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë duke paraqitur punimet e tyre ne http://fotopasion.net/. Mund të konkurohet me punime të reja ose edhe me punime ekzistuese të pa publikuara në numrat paraardhës të revistës. Gjithashtu të gjitha fotograitë duhet të bëhen “Submit” për revistën në këtë link http://fotopasion.net/upload/. Afati përfundimtar i pranimit është 20 Mars 2011.
2. Fotografitë e tjera pjesëmarrëse në këtë numër do të përzgjidhen nga punimet e paraqitura nga vetë anëtarët në komunitetin Fotopasion.net.
Duke filluar nga ky numër synojmë të paraqisim të gjitha zhneret e fotografisë me punimet më të mira nga të gjithë fotografët.
Behuni pjesë e kësaj nisme duke dhënë kontributin tuaj.
Për cdo informacion të mëtejshëm mund të kontaktoni: admin@fotopasion.net
