Konkursi i Fotografise


Stafi organizator e konceptoi kete ekspozite duke hedhur veshtrimin tek vendi yne, i cili ka shume nevoje per vemendje dhe dashuri, sidomos ne kete periudhe. Shqiperia e pare me syrin pozitiv, ashtu sic duan ta shikojne ata qe e duan Shqiperine. Ashtu sic e meritojne ta shikojne atdhetaret e vertete, ata qe nuk flakin kurre mbeturina nga dritarja...

Ekspozita ka per qellim te pasqyroje bukurite:

  1. NATYRORE
  2. ARKITEKTONIKE
  3. ETNOGRAFIKE
  4. ARKEOLOGJIKE

Synohet te sillen risi, me subjekte te reja dhe te pa konsumuara deri tani. Vende dhe trashegimi akoma te panjohura edhe per vete shqiptaret, por qe jane shqiptare dhe duhen evidentuar.

Vendi: Tiranë / Galeria FAP, Akademia e arteve.

Data: 20-30 Qershor 2010 (ne varesi te sezonit te provimeve) 

FAZA I

1 Maj - perfundon grumbullimi i fotove paraprake (flickr-size), qe do sherbejne per perzgjedhjen e puneve.

Cdo pjesemarres mund te dergoje 3 foto te permasave "Flickr-size" (800x600 pixels). Keto foto do te sherbejne vetem per fazen e perzgjedhjes. Email: fotografiafletshqip@gmail.com

Gjithsesi te gjithe ata qe e kane te veshtire te bejne nje perzgjedhje, mund te dergojne me teper se 3 foto dhe stafi organizator do ti ofroje asistencen e duhur.

Cdo file duhet te jete emertuar me emrin+mbiemrin+titullin e fotos nese ka, nese jo vetem nje nr rendor. psh: Endri Sejdini - foto 1

Nuk paraqet problem nese fotot jane te sigluara, por sigla te mos behet nje pengese per vleresimin e fotos.

Bashke me fotot, derguesi duhet te perfshije edhe te dhenat personale: Emri / Mbiemri / Mosha / Vendbanimi

FAZA II

1 Qershor - perfundon grumbullimi i fotove te perzgjedhura nga FAZA I (format optimal), te cilat do te ekspozohen ne galeri. 

Fotot kerkohen ne dy faza me qellim per te rrespektuar te drejtat e autorit, si per fotot pjesemarrese ashtu dhe per ato jo-pjesemarrese.

Ne fazen e dyte do te publikohet rregullorja dhe emrat e komisionit perzgjedhes te fotove.

Ja vlen te theksohet se kjo eshte nje ekspozite dhe i perket te gjithe atyre qe jane te interesuar te ekspozojne punet, qofte dhe per here te pare ne nje ekspozite.