Ekspozita e fundvitit KËNDVËSHTRIM
Përshëndetje
Fotopasion.net po mundohet të organizojë një ekspozitë me rastin e fundvitit. Tema e përzgjedhur është “Këndveshtrim” ku të gjithë fotografët e interesuar për të marrë pjesë, mund të shprehin realitetin me anë të objektivit të aparatetit të tyre.
Para se të nisnim këtë ide, propozuam se sa të gatshëm do të ishin pjesëmarresit të paguanin një shumë simblike prej 1000 lekë të reja në form kontributi. Duke patur një numër të konsiderueshëm përgjigjesh pozitive, vendosem ta zhvillonim këtë evenimet.
Të gjithë fotografët e interesuar për të marrë pjesë jane të lutur:
1. Të nisin 2 fotografi me anë të emailit admin@fotopasion.net për t`iu paraqitur jurisë përzgjedhëse si dhe të publikojnë punimet e tyre pranë Fotopasion.net nëse nuk i kanë publikuar tashmë( http://fotopasion.net/).
2. Fotografitë duhet të kenë reolucion të lartë dhe asnjë mbishkrim të fotografit (shenjë copyright).
3. Fotografia të shoqërohet me emrin, mbiemrin dhe qytetin e banimit e saktë të autorit.
Afati përfundimtar i dërgimit të fotografive si dhe publikimi i tyre është 05.12.2010.Të gjitha fotografitë do të paraqiten pranë një jurie të pavaruar e cila do te merret me përgjedhjen e tyre.
Në një njoftim të dytë do të njiheni:
1. Me jurinë përzgjdhese.
2. Mënyrën e pagesës për të gjithë të pjesëmarrësit (brenda dhe jashtë vendit)
3. Axhndën e ekspozitës. Për cdo pyetje të mëtejshme jeni të lutur të na kontaktoni me anë të emailit expo@fotopasion.net.
Gjthë të mirat
Shila Bandilli
Fotapasion.net Admin
