Aparatet nuk bëjnë fotografi të bukura - ju po!
Isha shumë krenar tek po i tregoja disa prindërve fotografitë e fëmijëve të tyre. “Keni një aparat shumë të mirë”- më tha njëra nga nënat ndërsa shikonte fotografinë në të cilën kasha kapur një shikim të pafajshëm në fytyrën e djalit të saj.” Aparatet nuk bëjnë fotografi të bukura, fotografët bëjnë!”. Tentativa ime humoristike prej snobisti u ndërpre nga përgjigjia e saj “Po pra”. Edhe pse zonja nuk e pranoi entuziazmin tim të ekzagjeruar për momentin, besoj së shprehja ime është e vërtetë.
Mund të harxhoni shumë të madhe të ardhurash për paisjet më të fundit të frotografisë, mund të zotëroni një game të gjërë lentesh,filtrash etj por nëse nuk e shikoni përpara se ta bëni fotografinë, nuk do jeni të kënaqur me rezultatet. Proçesi fillon me syrin tuaj.
Fillimisht ju duhet të gjeni fotografinë tuaj. Unë shikoj fotografi përreth meje. Duke i dhënë makinës rrugës, shikoj një fëmijë që po dikuton me të ëmën dhe më duket një fotografi e bukur. Ose shikoj një person tjetër që rri ulur vetëm në stacionin e autobusit , kjo do jetë gjithashtu një fotografi e bukur. Më pëlqen t`iu bëj fëmijëve fotografi spontane sepse ata nuk e kanë problem nëse keni një aparat në dorë. Ata janë shumë të zënë duke u marr me gjërat e moshës dhe janë më të zhndërvjelltë se të rriturit para aparateve. Më pëlqen të afrohem shumë në mënyrë që potreti i fëmijës të zë të gjithë pamjen. Shtrihuni në tokë nëse ju duhet. Shkrepeni foton në momentin që fëmija po shikon direkt tek ju ose kur është shumë i dukshëm në syrin tuaj. Në të dy rastet kapet një shprehje e bukur e ekspozimit tuaj.
Fotografitë skenike ose ato që nuk kanë njerëz në kompozim janë të vështira. Për një skenë të mirë fotografie nuk keni pse të zbrisni malin apo të udhëtoni përgjatë një lumi në Brazil. Fotografi interesante me siguri ju rrethojnë juve, por nuk i keni dalluar ende. Edhe unë nuk kam qënë në vendet e sipërpërmendura por kam kapur me qindra skena fotografish. Subjektet më të shpeshta tek ato janë lindja dhe perëndimi i diellit, por nuk lodhem duke i parë. Plus që ka pemë, bimë, zogj, ketra, pamje, kodra, etj.
Përdorni në subjektin tuaj atë cfarë ka bërë njeriu. Godinat e larta janë interesante duke zgjedhur këndet e duhura. Gjithashtu janë edhe godinat e ulta. Disa vite më parë fillova të fotografoja kisha të vjetra dhe bëja fotografi për çdo kishe që shikoja. Më vonë fillova të fusja dhe fotografi nga katedralet e mëdha. Çdo ikonë është interesante. Dhe kavot e telefonit në një shtyllë më qiellin e errësuar ngjallin emocione. Edhe një herë: duhet ta përfytyroni fotografinë përpara se ta bëni ose të paktën vendoseni aparatin në sy dhe shikoni si do të jetë rezultati i fotografisë në fund. Nëse nuk ju pëlqen ambjenti ku jeni ose nuk ju befason, lëvizni që aty dhe gjeni një kënd tjetër. Shtrihuni përtokë dhe kthehuni me kurriz nëse do ishte e nevojshme. Shikoni përreth.
Gjithëmonë mbajeni aparatin gati për ta shkrepur. Do te mahniteni me fotografitë që do filloni të krijoni. Po ta keni vënë re nga sa fola në shembujt e mësipërm nuk kam përmendur asnjë herë se aparati që duhet të përdorni, të ketë paisje, mjete etj. Kjo sepse nuk është e nevojshme të keni një aparat modern për të bërë fotografi të bukura. Duke patur një aparat të mirë ju shtohen mundesitë por proçesi për një fotografi të bukur fillon me ju.
Versioni origjinal në Anglisht: Greg McComish
http://www.associatedcontent.com/article/3758/beginners_photography_tips_taking_good.html?cat=15
